Borë në viset malore të Maqedonisë

Borë në viset malore të Maqedonisë

Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht me vranësira dhe erë e fortë herë pas here nga veriu (ndonjëherë mbi 60 km/h). Gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në malet më të larta borë. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 15 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe më freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 13 °C.

E diela pritet të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 7 deri në 13 °C.

/Motilokal.com