Çfarë moti parashihet të mbajë sot dhe fundjavë në Mal të Zi?

Çfarë moti parashihet të mbajë sot dhe fundjavë në Mal të Zi?

Moti sot në Mal të Zi do të mbajë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 19 °C.

Dita e shtunë do të jetë pjesërisht me re në mëngjes, në mesditë kthjellët, ndërsa natën vonë reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 14 °C.

E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, në zonat malore mundësi për borë. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 12 deri në 16 °C.

/Motilokal.com