Si të mbani shtëpinë ngrohtë gjatë muajve të dimrit dhe parandalimi i rreziqeve?

Si të mbani shtëpinë ngrohtë gjatë muajve të dimrit dhe parandalimi i rreziqeve?

Institutit i Shëndetit Publik të Shqipërisë (ISHP) përmes disa këshillave tregon se si të mbani shtëpinë ngrohtë gjatë muajve të dimrit dhe për parandalimin e rreziqeve nga gazrat pa erë.

Kontrolloni që dritaret të mbyllen mirë.

Për të ruajtur izolimin nga i ftohti gjatë orëve të natës, sigurohuni që grilat të jenë të mbyllura plotësisht.

Izoloni linjat e ujit të cilat i keni jashtë mureve.

Riparoni dëmtimet e mundshme në çati.

Kontrolloni pajisjet për ngrohje që ju dispononi.

Pastroni oxhakun.

Kujdesuni që të keni një pajisje të pavarur ngrohjeje (sobë gazi) në rast emergjencash.

Instaloni një detektor gazi i cili lajmëron për prezencën e gazrave pa erë dhe ngjyrë të rrezikshme për jetën.

Kini parasysh shenjat nga helmimi me oksid karboni: dhimbje koke, të vjella dhe marrje mendsh./Motilokal.com