Java në Shqipëri pritet të fillojë me mot të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira dhe kthjellime të përkohshme. Nga e marta priten reshje shiu. Ndërsa në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.
Moti sot pritet të mbajë pjesërisht me vranësira, natën vonë mundësi për riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 20 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të vranët e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 18 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira nga mesdita reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 18 °C.
/Motilokal.com
