KRU ‘Prishtina’ tregon për gjendjen me nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

KRU ‘Prishtina’ tregon për gjendjen me nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.84 metra mbi nivelin e detit ose -4.16 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 639.30 metra mbi nivelin e detit ose -10.55 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

/Motilokal.com