Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Autoritetet australiane kanë kërkuar një evakuim masiv në të gjithë juglindjen e vendit, pasi një mot i nxehtë me temperatura të larta ndezi zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gatishmëri përpara kushteve ekstreme.

"Nëse merrni udhëzime për t'u larguar, atëherë duhet të largoheni", tha Andrews në një konferencë televizive, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj.

Pjesë të ishullit Kangaroo, një vend i pasur me kafshë të egra turistike në brigjet juglindore ku Kryeministri Scott Morrison të mërkurën bëri një lutje që turistët e huaj të mos pengohen nga zjarret, u evakuuan përsëri të enjten.

"Unë u bëj thirrje të gjithëve që të dëgjojnë paralajmërimet, të ndjekin këshillat dhe të shkojnë në pjesën lindore të ishullit, i cili konsiderohet i sigurt në këtë pikë", tha Mark Jones në një konferencë në Adelaide.

Një e treta e ishullit është shkatërruar.

Zjarret kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe e njejtë me madhësinë e Koresë së Jugut.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra të tjerëve u është dashur të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarret.

Banorët e qytetit bregdetar të Mallacoota, ku mijëra njerëz ishin bllokuar në një plazh me ditë të tëra deri në një evakuim ushtarak që përfundoi vetëm të Mërkurën, ishin në mesin e atyre që u këshilluan përsëri të iknin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme. Agjencia e motit tha se nuk kishte asnjë shenjë të kësaj për muaj.

“Duhet një sasi e madhe shiu për të shuar zjarret të këtij intensiteti dhe të kësaj shkalle. tha shefi i zjarrfikësve në Australinë e Jugut Jones./Motilokal.com