Anija turistike Amadea vjen për herë të parë në Durrës më 346 turistë gjermanë dhe është vetëm një prej 91 anijeve turistike që janë ndalur përgjatë këtij viti në Portin e Durrësit.

Kjo anije ka një kapacitet mbajtës prej 29,008 ton dhe gjatësi 192,82 metra.

“Gjithnjë e më shumë vendi ynë po bëhet pjesë e guidave turistike të kroçerave, ndërsa dhe ne po i përgjigjemi me investime serioze afatgjata zhvillimit të infrastrukturës në ndihmë të një prej shtyllave "jetike" të ekonomisë, turizmit”, thuhet në njoftimin e portit të Durrësit.

/Motilokal.com
