Nis aksioni për mbjelljen e pemëve, 100 pemë të reja përgjatë Lumit të Tiranës

Nis aksioni për mbjelljen e pemëve, 100 pemë të reja përgjatë Lumit të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve dhe siguroi se përgjatë Lumit të Tiranës do të mbillen 30 mijë pemë.

“100 pemët e para për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet u mbollën sot në Lumin e Tiranës, i cili është edhe një nga projektet e mëdha që do të transformojë zonën e Bregut të Lumit”, ka thënë Veliaj.


Ai po ashtu tha se projekti që kemi më shumë përzemër është projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore.

“Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës”, u shpreh kryebashkiaku.

Më tej Veliaj tha se Tirana nuk ka më kohë për të humbur dhe ky është momenti i duhur për të ecur përpara./Motilokal.com