Duket e pabesueshëm, por kafshët janë arkitektë dhe ndërtues më të mirë

Duket e pabesueshëm, por kafshët janë arkitektë dhe ndërtues më të mirë

Ne mendojmë se jemi mjaft të zgjuar duke ndërtuar ndërtesa shumëkatëshe apo ura gjigante e shumëçka, por a e dini se edhe kafshët mund të krijojnë strukturat e tyre të zgjuara... disa prej të cilave madje kanë ajër të kondicionuar të integruar.

Po të vrojtohet një merimangë kur end rrejtën saj, habitesh nga aftësia e saj dhe nga forma gjeometrike e përsosur e rrjetës. Edhe erërat e forta nuk e shkatërrojnë dot atë, por vetëm e përkulin sa andej këndej. Kjo do të thotë që cerga ka veti fizike interesante, që do të kishin një vlerë të madhe po të mund të zbatoheshin në ndërtime.

Kastorët janë specialistë të mbaruar për vepra hidroteknike. Një familje e vetme kastorësh është në gjendje të ndërtojë penda lumore të mëdha prej pemësh të rrëzuara, gurësh dhe deltine. Digat e tyre janë aq të forta, sa që nganjëherë durojnë edhe vërshimet pranverore.

Dallohen për një art të veçantë arkitektonik milingonat dhe termitet, që janë insekte pak a shumë të ngjashme me milingonat. Në një mal të Amerikës u gjet një herë një qytet i madh milingonash. Në të mund të numëroheshin 1500-1600 fole, me largësi 1-1,5 metra secila. I gjithë territori ishte mbushur me kalime të nëndheshme sikur të ishte zhvilluar ndonjë luftë tunelesh. Foletë e tyre ishin ndërtesa 40-katëshe, gjysma e të cilave nën tokë dhe gjysma mbi tokë.

Të bukura dhe të rregullta janë hojet e bletëve, të tërheq vëmendjen ndërtimi i saktë gjeometrik dhe forma e arsyeshme e konstruksionit.

Një lloj milingonash që jetojnë në drurë i bëjnë foletë e tyre në formë sferike, duke përdorur gjethe pemësh. Është interesante se këto lloj milingonash kanë punëtorë të specializuar në profesione të ndryshme. Ato kanë një “grafik” punimesh të caktuar mirë si dhe detyra të ndara. Disa milingona afrojnë buzët e gjetheve, ndërsa të tjerat i ngjitin ato duke prodhuar me gjëndrat e tyre një lëng që ngrin menjëherë.

Edhe shpendët janë mjeshtër të mbaruar. Ata ndërtojnë fole nga më të ndryshmet nëpër pemë, nën çati, në brigjet e lumenjve. Dallëndyshet e vogla i punojnë foletë e tyre tamam si skulptorët. Duke përdorur materiale nga më të ndryshmet.

/Motilokal.com