Rizvanolli: Vitin e ardhshëm subvencionojmë izolimin e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve

Rizvanolli: Vitin e ardhshëm subvencionojmë izolimin e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve

Gjatë një konference për media ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se vitin e ardhshëm do të subvencionohen izolimet e kulmeve dhe ndërrimi i dyerve dhe dritareve.

“Ne qysh nga viti në vijim do të fillojmë me skema më të mëdha të efiçencës së energjisë që përfshijnë termoizolime, izolime të kulmeve, ndërrim të dyerve dhe dritareve, por edhe pajisje eficente për ngrohje siç kemi bërë sivjet. Plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro së paku t’i investojmë në efiçencë të energjisë në programe të reja e kam fjalën, përveç programeve ekzistuese që janë dhjetëra miliona në programet e efiçencës në ndërtesa publike”, theksoi Rizvanolli.

Tutje Rizvanolli u shpreh se si Ministri e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin e Efiçiencës, por edhe Agjensinë e Efiçiencës së Energjisë dhe me të gjithë partnerët e tjerë, por edhe Organizatat Ndërkombëtare që punojnë në Kosovë, jemi duke punuar në dizajnimin e kësaj mase.

Pajisjet që do të subvencionohen janë:

Pompat termike: 

30% deri në 2500.00 €

Pompat termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicionerët/ klimat efiçiente):

Për qytetarët në mbështetje të skemës sociale dhe nënat vetushqyese - 60% deri në 550.00 euro.

Për qytetarët tjerë - 40% deri në 400.00 euro.

Kaldajat me biomasë (dru, pelet, briket): 70% deri në 1200.00 euro.

Stufat individuale me biomasë: 

Për qytetarët në mbështetje të skemës sociale dhe nënat vetushqyese - 90% deri në 560.00 euro.

Për qytetarët tjerë - 70% deri në 435.00 euro.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 25 Nëntor 2022

/Motilokal.com