Moti i ligë godet Shqipërinë, shtyhet nisja e trageteve drejt portit të Barit

Moti i ligë godet Shqipërinë, shtyhet nisja e trageteve drejt portit të Barit

Nisja e trageteve nga porti i Durrësit drejt portit italian të Barit është shtyrë për shkak të motit të keq.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur ka diktuar marrjen e një vendimi për nisjen me disa orë vonesë të trageteve drejt portit italian.

“Të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget natën e së shtunës drejt Barit, për shkak të kushteve të vështira të motit do t’u duhet të presin mëngjesin e së dielës për t’u nisur nga porti i Durrësit”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Sipas APD-së, nisja do të bëhet me disa orë vonesë. Ende nuk është përcaktuar ora e saktë e nisjes, po me uljen e forcës së erës dhe detit tragetet do të rinisin lundrimin.

Tutje theksohet se për të gjithë ata që cenohen nga kjo shtyrje, kompanitë e lundrimeve pritet të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin si pasojë e kësaj vonese, prandaj udhëtarët për çdo informacion duhet të kontaktojnë me to.

“Pritet një tjetër njoftim nga autoritetet detare për normalizimin e situatës dhe rinisjen e lundrimeve në Adriatik, ndërsa moti pritet të egërsohet në vazhdim”, njofton APD.

/Motilokal.com