Uji ‘pushton’ Durrësin, përmbyten rrugët

Uji ‘pushton’ Durrësin, përmbyten rrugët

Përkeqësimi i kushteve atmosferike përgjatë të gjithë bregdetit ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, por dhe këmbësorëve në Durrës.

Në qytetin e Durrësit dhe fshatra, reshjet intensive të shiut përgjatë natës dhe paradites së sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Lagjet më problematike janë ato në afërsi të stadiumit dhe ujësjellësit të Durrësit ku uji ka pushtuar kryqëzimet dhe është ngjitur në trotuare. Problematike situata paraqitet dhe në disa rrugë dytësore të Shkozetit e Plazhit.

/Motilokal.com