Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Hani i Hotit-Tamarë

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Hani i Hotit-Tamarë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në rrugën Hani i Hotit-Tamarë ka pasur rënie inertesh me dendësi në trup të rrugës.

Siç shihet në fotografi ARRSH ka reaguar menjëherë duke marrë masa për pastrimin e rrugës me mjete e punëtorë. Qarkullimi tashmë kryhet pa probleme.

/Motilokal.com