Tërbohet lumi Erenik, rrezikon të dalë nga shtrati – Komuna e Junikut u kërkon qytetarëve për kujdes të shtuar

Tërbohet lumi Erenik, rrezikon të dalë nga shtrati – Komuna e Junikut u kërkon qytetarëve për kujdes të shtuar

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vështirësi dhe dëme në disa komuna. Edhe komuna e Junikut është prekur nga reshjet e dendura të shiut.

Nënkryetari i komunës Besart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që kenë kujdes të shtuar, duke theksuar se lumi Erenik rrezikon të dalë nga shtrati.

“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tofaj.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by motilokal.com (@motilokal)


/Motilokal.com