Gjakova nën 'pushtetin' e ujit

Gjakova nën 'pushtetin' e ujit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime gjatë ditës së diel në disa qytete të Kosovës. Vërshimet janë paraqitur edhe në qytetin e Gjakovës.

E pas reshjeve të shiut në këtë komunë janë shkaktuar probleme edhe me ujë të pijes.

KRU “Gjakova”, ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Po ashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com