Ja sa ka rënë shi në Kosovë

Ja sa ka rënë shi në Kosovë

Që pasditja e së shtunës Kosova është përfshirë nga moti i ligë me reshje të dendura të shiut. Reshje e mëdha që kanë rënë në disa qytete e fshatra kanë shkaktuar vërshime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar rreth sasisë së shiut që ka rënë nga data 18.11.2022.

Sipas IHMK-së më së shumti reshje shiu kanë në rajonin e Dukagjinit me konkretisht Pejë dhe Istog.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga datë 18/11/2022, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme 20/11/2022, duke përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviç), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë) etj.

Kjo situatë ka shkaktuar vërshime neperë disa zona, të cilat sipas llogaritjeve hidrologjike të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), janë të një periudhe kthyese 5 deri 20 vj.

Situatë e tillë me reshje do të vazhdoj deri gjatë orëve të mesditës së nesërme datë 21/11/2022,

Vërejtje:

Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës

Sqarim:

Prodhimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik dhe hidrologjik, bazohet në modele të certifikuara dhe prognoza profesionale zyrtare. Produktet e qendrës Evropiane të Parashikimit të Motit ECMWF të Sistemit Evropian Copernicus – EFAS dhe ICON model i krijuar nga shërbimi kombëtar gjerman i motit ( DWD Deutscher Wetterdienst).

/Motilokal.com