Stuhi shiu e reshje bore në Shqipëri

Stuhi shiu e reshje bore në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së djeshme u ndikua nga kalimi i një fronti meteorologjik të shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore priten reshje dëbore. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 11 °C.

Ditë e martë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 15 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit priten reshje dëbore. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 12 °C.

/Motilokal.com