Moti në Kosovë për këtë javë

Moti në Kosovë për këtë javë

Pas reshjeve të mëdha të shiut fundjavën që lëmë pas, përfunduan mëngjesin e sotëm. Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira e reshje shiu dhe intervale me diell.

Moti sot pritet të mbajë me mot të ftohtë, vranësira e riga lokale shiu. Në viset malore priten reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 7 °C.

Dita e martë do të jetë mëngjesi me mjegull, ditën me vranësira e intervale me diell, në orët e mbrëmjes reshje lokale shiu. Në viset malore priten reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 8 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 11 °C.

/Motilokal.com