Reshjet e dendura të shiut që vijuan përgjatë natës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qarkun e Shkodrës.
Kështu është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë te Harku i Berdicës, probleme janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike, ndërsa mësimi është ndërprerë në disa njësi administrative.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 1855Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)
Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretisht në fshatrat Trush, Berdicë e Sipërme.
Familje të evokuara:
Janë 30 familje të evokuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 persona)
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona)
Lagja nr. 1, 2 familje (7 persona)
Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit.
Shtëpi me prezence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.
1. Guri I Zi 250 banesa
2. Bërdicë 102 banesa
3. Lagja Nr.4, 30 banesa
4. Lagja nr. 1, 100 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithë kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për t’i ardhur në ndihmë popullatës të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.
/Motilokal.com
