Moti i ligë ka sjellë përmbytje dhe probleme në qarkullim në disa prej qyteteve të vendit. Zonat më problematike janë paraqitur në veri të vendit.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur skajin e veriut, ndërsa ARRSH bën me dije se po punohet për pastrimin në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth.
Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH bën thirrje që drejtuesit të tregojnë kujdes, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
/Motilokal.com
