Bie borë në Shkrel të Rugovës [Foto]

Bie borë në Shkrel të Rugovës [Foto]

Kanë mbetur edhe pak ditë që edhe zyrtarisht të hymë në stinën e dimrit sipas kalendarit meteorologjik. Por si zakonisht në bjeshkë dimri troket më herët.

Përveç bjeshkëve të Brodit, Brezovica bora  ka zbardhur edhe bjeshkët e Shkrelit në Rugovë.

Tashmë edhe temperaturat kanë shënuar rënie, duke bërë mëngjesi dhe nata të jenë më ftohta. Më rënien e temperatura në viset e larta malore janë regjistruar edhe reshjet e para të borës.

Fotografja Gresa Berisha na sjell disa pamje magjepsëse të bjeshkëve të Shkrelit të qëndisura me fjollat e borës. 

Sipas Motilokal.com sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë me vranësira e reshje lokale shiu.

/Motilokal.com