Reshje shiu e stuhi, priten sërish përmbytje në Kosovë

Reshje shiu e stuhi, priten sërish përmbytje në Kosovë

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje në disa pjesë të vendit, duke shkaktuar dhe dëme materiale.

Sipas Motilokal gjatë mbrëmjes së sotme po mban mot me reshje shiu e erë të fortë në formën e stuhive.

Po ashtu përmes një komunikate edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.

“Kjo situatë do ta vështirësoi edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime. Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që ti kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve. Kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme por me intensitet më të ulët”, njofton IHMK.

/Motilokal.com