Pas gjendjes së krijuar nga vërshimet që kanë përfshirë sonte qytetin e Pejës, ka reaguar drejtoresha e Urbanizmit në Komunën e Pejës, Arta Nallbani.
Nallbani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qyteti i Pejës po vazhdon të goditet nga reshjet e shumta të shiut ku si pasojë shume rrugë e lagje kanë pësuar vërshime e shumë trotuare buzë Lumëbardhit janë shembur.
“Bëj thirrje që të gjithë qytetarët, bizneset dhe po ashtu FSK të tregojë gatishmëri me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën dhe përgjegjësinë ligjore t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë gjendje emergjente”, ka thënë Vokshi Nallbani.
/Motilokal.com
