Mësoni si do të mbajë moti sot e nesër në Shqipëri

Mësoni si do të mbajë moti sot e nesër në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh në pjesën e dytë  të ditës. Prej orëve të para të mesnatës e deri në orët e mëngjesit reshje shiu me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash në veriperëndim dhe bregdetin jugor. Në mesditë reshje me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në mbrëmje reshjet do të humbin territor duke u përqendruar vetëm në veri e qendër të vendit me intensitet të ulët. Në majat e maleve si në verilindje lindje e juglindje reshje të dobëta bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 13 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot me vranësira e reshje lokale shiu përgjatë paradites, pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 13 °C.

/Motilokal.com