Francë, 2.816 të vdekur gjatë verës për shkak të temperaturave të larta

Francë, 2.816 të vdekur gjatë verës për shkak të temperaturave të larta

Gjatë periudhës së verës, e cila ishte vera e dytë më e nxehtë që nga viti 1900, në Francë kanë vdekur 2.816 persona si pasojë e goditjes së nxehtësisë.

Instituti i Shëndetit Publik në Francë njoftoi se 10.420 njerëz vdiqën këtë vit si pasojë e goditjes nga nxehtësia dhe COVID-19.

Tre goditjet e të nxehtit shkaktuan vdekjen e 2.816 personave (14-22 qershor, 9-27 korrik, 29 korrik-14 gusht), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndër 2.816 personat që vdiqën nga temperaturat e larta 2.272 ishin persona mbi 75 vjeç.

Në Francë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta të ajrit në vitin 2003 vdiqën 15 mijë njerëz.

/Motilokal.com