Tërmeti godet Turqinë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Tërmeti godet Turqinë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu tha se rreth 50 persona janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.9 ballë që goditi rrethin Gölyaka në qytetin Düzce, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas hetimeve të bëra, Soylu dha deklaratë për gazetarët.

Duke theksuar se do të bëhet një skanim për të përcaktuar situatën e përgjithshme në shkolla, Soylu tha: "Kemi rreth 50 të plagosur lehtë. 33 prej tyre janë liruar nga spitali. Nuk morëm informacion për dëmet në fshatra".

Lidhur me pyetjen për vlerësimin e dëmeve, ministri turk tha se do të zhvillojë takim me ministrin e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum.

"Puna për vlerësimin e dëmeve do të kryhet në 8 mijë ndërtesa, veçanërisht në Gölyaka. Ekipet e nevojshme janë dërguar", shtoi ai.

Pas tërmetit u shënuan 96 pasgoditje

Në deklaratë thuhet se pas tërmetit janë regjistruar 96 pasgoditje prej të cilave më e madhja me magnitudë 4.3 ballë.

"Në informacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se janë plagosur 46 persona prej të cilëve 37 në Düzce, 1 në Istanbul, 6 në Zonguldak, 1 në Sakarya dhe 1 person në Bolu. Në disa zona në qytetin Düzce ka ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim kontrollin. Në rajon janë dërguar 10 baza stacioni (antena të operatorëve) të lëvizshme. Nga depoja logjistike e AFAD-it janë dërguar 10 mijë batanije, 20 tenda (çadra) për përdorim të përgjithshëm me një hapësirë 112 metër katrorë si dhe 480 tenda (çadra) 16 metër katrorë për jetesë familjare", thuhet në deklaratë.

/Motilokal.com