Porsche 911 në versionin 'rally'

Porsche 911 në versionin 'rally'

Së fundmi Porsche ka vendosur që veturën e saj të famshme 911 ta sjellë në versionin “rally”. Porsche 911 Dakar është shfaqur për herë të parë në Automobilty Los Angeles. Ky version i ri do të kushtojë rreth 250 000 euro dhe do të ketë të disponueshme vetëm 2500 njësi.

Duke qenë se është një veturë “off road”, Pirelli ka vendosur që për këtë Porsche të prodhojë goma specifike, që quhen Scorpion All Terrain Plus. Motori i Porsche 911 Dakar do të ketë 480 kuaj fuqi, me një shpejtësi maksimale të kufizuar deri në 240 km/h.

Rikujtojmë, se makina elektrike Porsche Macan do të jetë vetura e dytë tërësisht elektrike e kompanisë, pasi Taycan arriti suksesin e pritur. Macan ende mbetet modeli më i shitur i Porsche por vetëm për shkak të vonesave të Taycan. Kompanisë iu desh kohë e gjatë për zhvillimin e versionit elektrik për SUV-në e saj më të vogël, duke e ditur shumë mirë se ai kishte të gjitha shenjat për t’u bërë një sukses i menjëhershëm me klientët.

/Motilokal.com