Arrin në 68 numri i të lënduarëve nga tërmeti në Turqi

Arrin në 68 numri i të lënduarëve nga tërmeti në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi në orët e para të mëngjesit një qytet në Turqinë veriperëndimore duke shkaktuar panik tek banorët. Të paktën 68 persona mbetën të lënduar.

Lëkundjet u ndien edhe në Stamboll, Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit. Tërmeti zgjoi njerëzit nga gjumi dhe shumë prej tyre dolën në rrugë në panik pasi provinca edhe në të kaluarën ka përjetuar tërmete të fortë me shkatërrime shumë të mëdha.

Rreth 800 njerëz humbën jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin më 12 nëntor 1999.

Në gusht të po atij viti, 17,000 njerëz humbën jetën nga një tjetër tërmet i fuqishëm që shkatërroi pjesë të tjera të Turqisë veriperëndimore.

Zyrtarët janë shprehur se rreth 80% e ndërtesave në zonë u rindërtuan ose fortifikuan pas vitit 1999, gjë që ndihmoi në minimizimin e dëmeve. Turqia është një nga shtetet më të rrezikuara nga tërmetet.

/Motilokal.com