ARRSH: Qarkullimi i automjeteve po kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

ARRSH: Qarkullimi i automjeteve po kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se reshjet e shiut kanë pushuar dhe qarkullimi po kryhet normalisht në të gjitha akset nacionale.

Sipas ARRSH-së në segmentet me prezencë dëbore si në Qafë Thore-Theth dhe Tamarë-Vermosh është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Në akset e tjera vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.


/Motilokal.com