Përdoruesit e Kia do të marrin përditësimin të software-it edhe në temperatura të ulta

Përdoruesit e Kia do të marrin përditësimin të software-it edhe në temperatura të ulta

Klientët e Kia, të cilët ishin ndër të parët që janë pajisur me veturën tërësisht elektrike shumë të vlerësuar EV6, mund të përditësojnë software-in e veturës tyre për të mundësuar mbushjen më të shpejtë të saj në temperatura të ulëta.

Ngrohja e baterisë, e cila është e përfshirë në mënyrë standard në modelet MY23 EV6, EV6 GT dhe Niro e re EV, do të vijë tashmë dhe në modelet MY22 EV6, duke lënë pas kohët e gjata të mbushjes në kushte ambientale të ftohta, një fenomen që ndodh në të gjitha veturat elektrike.

Në kushtet optimale të funksionimit EV6 mund të mbushet nga 10% në 80% në vetëm 18 minuta, falë teknologjisë ultra të shpejtë 800V të përfshirë në platformën e dedikuar Electric-Global Modular Platform (E-GMP). Megjithatë në 5 gradë Celsius, mbushja nga 10-80% kërkon rreth 35 minuta në një MY22 EV6 pa ngrohje të baterisë. Nëpërmjet shërbimit të ri që vjen përmes software update sigurohet që bateria të jetë në temperaturë optimale, duke përmirësuar kohën e mbushjes me 50%

Procesi i rifreskimit përfshin dhe sistemin e navigimit satelitor, që është tepër i rëndësishëm pasi shërbimi i ngrohjes së baterisë hyn në punë që në momentin kur drejtuesi i automjetit vendos një pikë mbushëse të shpejtë si destinacion, temperatura e baterisë është nën 21 gradë dhe bateria e veturës është mbi 24%. Ngrohja e baterisë çaktivizohet automatikisht kur bateria arrin temperaturën optimale të mbushësit. Në këtë mënyrë klientët mund të përfitojnë performancë të përmirësuar të mbushjes.

Alexandre Papapetropoulos në Kia Europe tregoi: “Ky shërbim i ri mjaft i thjeshtë për t’u përdorur dhe intuitiv, siguron që të gjithë drejtuesit të shpenzojnë më pak kohë duke mbushur veturën e tyre dhe më tepër kohë duke shijuar udhëtimin. Kjo iniciativë thekson angazhimin tonë për të maksimizuar eksperiencën e pronësisë për të gjithë klientët.”

Të gjithë klientët ekzistues të MY22 EV6 që dëshirojnë të rifreskojnë veturën e tyre me versionin më të ri të software-it këshillohet të kontaktojnë me kompaninë tregtare të Kia, ku teknikët e stërvitur do të instalojnë versionin e ri.

/Motilokal.com