Trungu i Qarrit në Lupçë të Poshtëm të Podujevës, Monument i Natyrës me karakter botanik

Trungu i Qarrit në Lupçë të Poshtëm të Podujevës, Monument i Natyrës me karakter botanik

Listës së vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës i shtohen edhe “Trungu i Qarrit (Quercus cerris )” në Lupçë të Poshtëm të Podujevës si Monument i Natyrës, me vlera botanike, ka njoftuar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).

“Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me zyrtarët për mjedis të Komunës së Podujevës kanë evidentuar si monument të rëndësishëm për mbrojtje: “Trungun e Qarrit (Quercus cerris )” në Lupçë të Poshtëm të Podujevës”, thuhet në njoftim.

Sipas AMMK-së Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës pas përgatitjes së arsyeshmëris profesionale të njëjtën e ka përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Podujevës i cili në mbledhjen e datës 07.11.2022, ka marr vendim për mbrojtjen e “Trungu i Qarrit (Quercus cerris)” në Lupçë të Poshtëm të Podujevës si Monument i Natyrës i karakterit botanik. Gjithashtu është marrë në mbrojtje  edhe sipërfaqe prej 5 ari në të cilën ndodhet monumenti.

“Trungu gjendet në varrezat e vjetra në lagjen Pireva në Lupçë të Poshtëm dhe karakterizohet me vlera të veçanta botanike”, thekson AMMK.

/Motilokal.com