Entuziazëm në Prishtinë për eklipsin e hënës [Foto]

Entuziazëm në Prishtinë për eklipsin e hënës [Foto]

Shumë qytetarë të Prishtinës kanë dalë në sheshin “Skënderbe”, për ta vrojtuar eklipsin e hënës me teleskopët optik të sjell nga “Astronomy Outreach of Kosovo”.

Për ta parë këtë fenomen qiellor AOK, ka sjell teleskopët optik në qendër të Prishtinës.

Ky eklips, paraqitet disa herë në vit dhe sipas AOK-ut, kësaj radhe do të jetë i dukshëm nga hemisfera jonë.

Eklipsi Penumbral ndodh kur vetëm hija e jashtme (gjysmëhija-penumbra) e Tokës bie në sipërfaqen e Hënës. Ky lloj i eklipsit është shumë më i vështirë për t`u vëzhguar se sa eklipset e plota ose kur një pjesë e hënës kalon në Umbra (njëra hije e tokës)./Motilokal.com