Kanë nisur reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë. Reshjet për momentin kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1600 metra.
Borë ka pasur në fshatin turistik të Voskopojës si dhe në fshatrat malore të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, kryesisht në Shtyllë dhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e bores ka shkuar nga 10 deri në 15 cm.

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës dhe Voskopojë janë të kalueshme pa probleme.
Në Majë të Bigllës, në aksin Boboshticë-Dardhë ka pasur probleme në një segment rruge për mjetet e pa pajisura me goma të përshtatura për këto rrugë me reshje bore.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat koktraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.

Këshillohet për drejtuesit lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.
/Motilokal.com
