Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me temperatura të larta. Në pjesën perëndimore të vendit do të fryjë erë në drejtim perëndimor.
Temperaturat për ditën e sotme do të lëvzin nga 28 deri në 33 °C. Ngjashëm do të jetë edhe dita e martë.
Nga e mërkura priten reshje shiu, temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 24 °C.
Gjatë ditëve në vijim pritet që temperaturat të stabilizohen. /Motilokal.com/