Si parashikohet moti për këtë fillim jave në Shqipëri

Si parashikohet moti për këtë fillim jave në Shqipëri

Shqipëria gjatë fillimit të kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e kushteve meteorologjike të ndryshueshme. Deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e borës do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

Moti sot parashikohet pothuajse i kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 13 °C.

Ditë e martë pritet të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 14 °C.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 15 °C.

/Motilokal.com