Vranësira, reshje shiu e bore në Kosovë

Vranësira, reshje shiu e bore në Kosovë

Gjatë fillimit të kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe reshje shiu e në viset malore borë.

Moti sot pritet të mbajë i ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 4 °C.

Dita e martë do të jetë mëngjesi me ngrica e mjegull, ditën me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 6 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me mjegull, vranësira e reshje shiu, në viset malore borë. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 5 °C.

/Motilokal.com