Edhe këtë viti Kosova pjesë e Cenzusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit

Edhe këtë viti Kosova pjesë e Cenzusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit

Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit, për herë të dytë me radhë Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes Institutit për Mbrojtjen e Natyrës do të realizoj Censusin Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit në datat 11-12 janar 2020.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, që është paraparë të zhvillohet në pothuajse të gjitha liqenet dhe ligatinat e njohura në Kosovë, pritet të marrin pjesë edhe vullnetarët nga "Wildlife Albanian Photographers" si dhe organizata të tjera mjedisore dhe dashamir të natyrës dhe fotografisë.

Aktiviteti është duke u realizuar në kuadër të IWC 2020 (International Waterbird Census) që organizohet në nivel botëror, që prej më se 54 vitesh, nga Wetlands International.

Ky census i shërben njohjes më të mirë të vlerave të ekosistemeve ligatinore për shpendët e ujit në Kosovë si dhe mundëson mbrojtjen më të mirë dhe menaxhimin e duhur të tyre në të ardhmen./Motilokal.com