Mbi 6000 anëtarë bashkohen për ta mbrojtur nga degradimi Liqenin e Badovcit

Mbi 6000 anëtarë bashkohen për ta mbrojtur nga degradimi Liqenin e Badovcit

Pas ngufatjes me ndërtime, biznesmenët ua kanë mësyrë edhe zonave të gjelbra të Prishtinës.

Me të kuptuar lajmin se në Liqenin e Badovcit do të ndërtohen vila banimi, është formuar një iniciativë për të kundërshtuar këtë projekt.

Ky projekt ka ngjallur shumë reagime nga mijëra qytetarë, duke hapur edhe grupe në rrjetet sociale për tu bashkuar iniciativës për mbrojtjen e këtij liqeni.

Në njërin prej grupeve tashme gjenden më shumë se 6000 anëtarë, të cilat po planifikojnë të marrin iniciativa të ndryshme për mbrojtën e Liqenit të Badovict.

Ndërtimi i kësaj lagje në Liqenin e Badovcit po shihet si shkatërrim i këtij vendi ku një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës furnizohet me ujë të pijshëm.

Gjendja momentale e liqenit të Badovcit nukѱ është mirë, mungesa e reshjeve të shiut dhe borës ka bërë që niveli i ujit të bien në 10 metra.

Shumë aktivistë tashmë kanë filluar të marrin masa, siç janë paralajmërimet për protesta që të mbrohet njëri nga burimet kryesore të ujit në Prishtinë./Motilokal.com