Sondazh: Australianët dhe kanadezët preferojnë vetura elektrike, amerikanët ende me benzinë

Sondazh: Australianët dhe kanadezët preferojnë vetura elektrike, amerikanët ende me benzinë

Pak më shumë se gjysma e amerikanëve të anketuar kanë preferuar një automjet me benzinë sesa një elektrik (EV) me të njëjtin çmim, sipas hulumtimit të botuar së fundmi nga faqja australiane e krahasimit të sigurimeve të veturave Compare the Market.

Sondazhi me 1006 amerikanë zbuloi se 52.9% e të anketuarve thanë se do të preferonin një automjet me motor me djegie të brendshme (ICE), ndërsa 33.8% thanë se do të zgjidhnin një elektrik (EV). Pjesa e mbetur nuk shprehu ndonjë preferencë të veçantë.

Ndërsa kjo është në kontrast me Australinë, ku 50.8 për qind thanë se do të preferonin një EV dhe Kanadanë, ku 51.4 për qind e të anketuarve thanë se do të preferonin një EV.

Cili është qëndrimi juaj? Do të blinit më mirë një veturë elektrike apo një makinë me motor SUS, nëse do të kishin të njëjtin çmim?

Është interesante se amerikanët kanë më shumë gjasa të favorizojnë një EV nëse synojnë të shpenzojnë më shumë para për një veturë. Studimi zbuloi se ka dy herë më shumë njerëz që do të shpenzonin mbi 65 mijë dollarë për një EV sesa ata që do të shpenzonin të njëjtën shumë për një automjet tradicional.

Nga ana tjetër, 32.5 për qind e amerikanëve do të ishin të gatshëm të shpenzonin jo më shumë se 25 mijë dollarë për një automjet elektrik, që do të thotë se aktualisht nuk ka asnjë EV brenda buxhetit të tyre në SHBA.

20.9 për qind e tyre gjithashtu nuk do të ishin të gatshëm të shpenzonin më shumë se 35 mijë dollarë për një EV.

/Motilokal.com