A do të shkojnë temperaturat deri -20 °C në janar? Ja se çfarë parashikojnë meteorologët e motilokal.com

A do të shkojnë temperaturat deri -20 °C në janar? Ja se çfarë parashikojnë meteorologët e motilokal.com

Në Kosovë moti do të do të vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të mbajë mot të qëndrueshëm kryesisht të kthjellët dhe me diell, herë pas here me vranësira.

Mbi rajon pritet depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu që do të sjellin rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Gjatë 10 ditëve të ardhshme të muajit janar do të kemi mot stabil, mëngjeset dhe mbrëmjet kryesisht do të jenë me të ftohta ku temperatura më e ulët do të arrijë deri në -1°C dhe 0 °C.

Ndërsa temperatura më e lartë do të arrijë deri në 10 °C, kështu që muaji janar do të jetë me mot të thatë me mëngjese dhe mbrëmje të ftohta.

Në viset malore do të ketë reshje bore dhe temperaturat do të jenë më të ulëta se në ultësira./Motilokal.com