Surprizat e motit, mësoni si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Surprizat e motit, mësoni si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet i vranët me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta përgjatë vijës bregdetare. Prej orëve të mesditës kthjellime dhe vranësira. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 15 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 17 °C.

E diela pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 16 °C.

/Motilokal.com