Fillon prodhimi i veturës së parë me energji diellore

Fillon prodhimi i veturës së parë me energji diellore

Valmet Automotive ka filluar prodhimin serik të veturës diellore në distanca të gjata Lightyear 0 në fabrikën e saj në Uusikaupunki, Finlandë. Megjithatë, fillimisht do të prodhohet vetëm një njësi në javë. Prodhimi do të rritet gradualisht në tremujorin e parë të 2023.

Siç raportohet, kjo është kompania e parë e automobilave që prodhon automjet elektrik që gjeneron energji direkt nga rrezet e diellit. Pas gjashtë vjetësh zhvillimi të teknologjive të veta, Lightyear ka tejkaluar një nga fazat më sfiduese për kompanitë e reja të automobilave, hyrjen në treg me teknologji të reja.

Lex Hoefsloot, shef dhe bashkëthemelues i Lightyear tha se: “Ne kemi arritur shumë etapa në vitet e fundit, nga arritjet kryesore të financimit deri te partneritetet e shkëlqyera. Megjithatë, sot është momenti më domethënës dhe ndoshta më sfiduesi që kemi arritur deri më tani. Fillimi i prodhimit të Lightyear 0, makinës së parë diellore, na sjell një hap të madh më afër misionit tonë të lëvizshmërisë së pastër për të gjithë, kudo. Ne mund të jemi të parët që e arrijmë këtë, por sigurisht shpresoj që të mos jemi të fundit.”

/Motilokal.com