Monitorimi faunës së egër me kamera gjurmuese në Parkun Kombëtarë ‘Bjeshkët e Nemuna’

Monitorimi faunës së egër me kamera gjurmuese në Parkun Kombëtarë ‘Bjeshkët e Nemuna’

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosoves (AMMK) ka njoftuar se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të planit të tij të punës gjatë vitit 2022, përveç aktiviteteve të tjera, ka vazhduar edhe me monitorimin e faunës së egër me kamera gjurmuese. Me theks të veçantë monitorimi me kamera gjurmuese është realizuar në territorin e dy Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”.

“Në kuadër të monitorimit në zonat specifike në territorin PK “Bjeshkët e Nemuna”, që është realizuar në bashkëpunim me organizatën “ERA” nga Peja, janë mbledhur informacion dhe fotografi që dëshmojnë për praninë e llojeve të rëndësishme të faunës si kurse janë: Rreqebulli (Lynx lynx), Ariu (Ursus arctos), Dhjia e Egër (Rupicapra rupicapra), Kaprolli (Capreolus capreolus) etj, dhe gjendjen e tyre”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

Shihni në vijim disa nga këto foto të realizuara përmës kamerave gjurmuese në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna”.

/Motilokal.com