Australi, nis vrasja e mijërave deveve për shkak se po pijne shumë ujë

Australi, nis vrasja e mijërave deveve për shkak se po pijne shumë ujë

Ka nisur vrasja e deveve në Australi nga gjuetarë profesionistë për të ndaluar pirjen e më shumë ujë në pjesën Juguore e prekur nga thatësira.

Vendasit janë ankuar se kafshët kanë hyrë në bashkësi dhe po bëjnë kërdi pasi kërkojnë burim të disponueshëm uji, përfshirë çezmat dhe rezervuarët.

Thatësira është aq e madhe saqë devetë e egra shkojnë nëpër oborre banesash në përpjekje për të pirë ujë. Banorë të zonave thonë se ato pinë edhe uji e ngrohtë të kondicionerëve.

Kafshët po vriten gjithashtu për shkak të shqetësimit për emetimet e gazrave serë, pasi ato lëshojnë metan ekuivalent me një ton dyoksid karboni në vit.

“Kjo ka rezultuar në dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, rrezik për familjet dhe komunitetet, rritje të presionit të kullotjes nëpër tokat APY dhe çështje kritike të mirëqenies së kafshëve pasi disa deve vdesin nga etja ose shkelin njëri-tjetrin për të hyrë në ujë,” thanë autoritetet austrailiane.

“Në disa raste, kafshët e ngordhura kanë kontaminuar burimet e rëndësishme të ujit dhe vendet kulturore.”

Kufomat e tyre do të lihen të thahen para se të digjen ose varrosen, njoftoi autoritete australiane. /Motilokal.com