Në Restelicë mbjellën 30 mijë pisha për mbrojtje nga ortekët

Në Restelicë mbjellën 30 mijë pisha për mbrojtje nga ortekët

Në Restelicë ka përfunduar me sukses implementimi i mbjelljes së 30 mijë pishave të llojit HORMOQ të mbështetur nga organizata japoneze JICA dhe Komuna e Dragashit.

Aktivitetet ECO-DRR kanë përfunduar në Restelicë dhe mbjellja është realizuar me sukses. Bora e parë ka mbuluar Restelicën dhe shpresojmë trekëmbëshat të kryejnë funksionin e tyre.

Ky projekt është realizuar për mbrojtjen nga ortekët e mundshëm në lagjen më të rrezikuar në Restelicës.

Kujtojmë se, më 11 shkurt të vitit 2012, një ortek i madh bore përfshiu Restelicën, ku rrënoi 16 shtëpi, brenda të cilave ndodheshin 11 anëtarë të familjes Reka, 10 prej të cilëve vdiqën nën borë. E vetmja që u shpëtua nga forcat e FSK-së, ishte Amsera Reka, atëkohë vetëm 7-vjeçe.

/Motilokal.com