Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Gjatë ditës së sotme dhe fundjavë priten reshje të dendura shiu. Më intensive priten në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara edhe me shtrëngata. Ekziston mundësi për vërshime të shpejta. Nga e hëna priten edhe reshje bore.
Sot parashihet mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 18 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje të mëdha shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 18 °C.
E diela pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 13 °C.

/Motilokal.com
