Në këtë ditë pritet të bie borë në Kosovë

Në këtë ditë pritet të bie borë në Kosovë

Mot i paqëndrueshëm pritet të kemi në Kosovë gjatë ditës së sotme dhe fundjavës. Parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu, në ultësira edhe mjegull.

Sipas meteorologëve të Motilokal nga dita e hënë pritet një rënie e temperaturave dhe reshje bore në zonat e ulëta që parashihen të formojnë shtresën e borës.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 11 °C.

Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të vranët e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 13 °C.

E diela parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 12 °C.

/Motilokal.com