Në fund të vitit të kaluar, General Motors njoftoi Programin e Mbushjes të Komunitetit të Tregtarëve, i krijuar për të zgjeruar aksesin e mbushësve për veturat elektrike. Që atëherë, rreth 1000 tregtarë të General Motors janë regjistruar në program, rreth një e katërta e të gjithëve në Amerikën e Veriut.
GM po u ofron tregtarëve pjesëmarrës deri në 10 stacione mbushëse të nivelit 2 për t’i instaluar në vende kyçe në të gjithë komunitetet e tyre.

Programi është pjesë e përpjekjes më të gjerë të GM për të rritur aksesin e mbushësve për veturat elektrike. Prodhuesi i automjeteve synon të instalojë 40,000 stacione mbushëse të nivelit 2 në të gjithë SHBA dhe Kanada, duke dyfishuar numrin e stacioneve publike të mbushjes të Nivelit 2.
Sipas prodhuesit të automjeteve, gati 90 për qind e popullsisë së SHBA-së jeton brenda 10 miljeve nga një tregtar i veturave të prodhuara nga General Motors.
“Tregtarët tanë janë thellësisht të përfshirë dhe të besuar në komunitetet e tyre dhe janë të pozicionuar mirë për të përcaktuar vendndodhjet që zgjerojnë aksesin në mbushjen e automjeteve elektrike”, tha Hoss Hassani, nënkryetar i GM EV Ecosystem. Ata mund të zgjedhin shkolla, biznese të vogla, vende argëtimi dhe destinacione të tjera të njohura në komunitet për mbushësit.
/Motilokal.com
