Shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve në Kosovë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Maleve për herë të parë u shënua edhe në Kosovë me moton "Gratë lëvizin malet" për të rritur ndërgjegjësim për rëndësinë e maleve për jetën.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha përmes një postimi në Facebook theksoi: “Gratë luajnë rol kyç në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social dhe ekonomik të vendit me theks të shtuar në zonat malore. Ato janë shpesh menaxhere të burimeve malore, janë roje të biodiversitetit, ruajtëse të njohurive tradicionale, ruajtëse të kulturës lokale dhe eksperte në mjekësinë tradicionale”.

Tutje ajo tha: “Ne si institucion jemi të vetëdijshëm që rëndësia e zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetin lokal në zonat malore është prioritet dhe në vazhdimësi përpiqemi të krijojmë politika dhe ligje sa më të mira për mbrojtje të maleve dhe natyrës, si dhe shfrytëzimit sa më racional të të mirave të saj, në mënyrë që të ju ndihmojmë komuniteteve që jetojnë në viset malore”.

Çavdarbasha theksoi se Ditën e Maleve vendosën ta shënojmë në Dragash.

/Motilokal.com