Shqipëria gjatë fillimit të kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e kushteve meteorologjike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe alternimet me kthjellime. Gjatë këtyre ditëve priten reshje shiu me itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 11 °C.
Ditë e martë pritet të jetë me mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 12 °C.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira e rrebeshe shiu në formën e stuhive me rrufe. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 12 °C.

/Motilokal.com
